Salihi Bakaj dhe Ansi Agolli kane shenuar gola per ekipet e tyre ne Europe

Një gjahtar goli si ai nuk e humb instinktin edhe nëse lihet për minuta e minuta të pafundme në stol. Madje për ndeshje të tëra. Hamdi Salihi e tregoi edhe një herë veten kur shënoi një gol tepër të rëndësishëm në momentin që u realizua. Sulmuesi kuqezi barazoi përkohësisht rezultatin në 3-3 për Rapidin e Vjenës në fushën e Admirës në kampionatin austriak, ndonëse ekipi i tij nuk u mbajt dot deri në fund, duke humbur 3-4.
Ia vlen të shikohet mënyra e lëvizjes së Salihit, sesi ai e ndjek aksionin në kërkim të golit dhe sesi i ruhet pozicionit jashtë loje deri në momentin kur duhet të dërgojë topin në rrjetë.
Veçse, e shtuna nuk pati vetëm golin e Salihit, pasi në Rumani ishte edhe radha e Elis Bakajt. Ish-lojtari i Dinamos shënoi një gol shumë të bukur për Dinamon e Bukureshtit në fitoren 2-0 ndaj Konkordias, fitore që vazhdon ta mbajë Dinamon në pozita shumë të forta në krye të kampionatit rumun. Skuadra ku luan lojtari i kombëtares shqiptare ka 22 pikë pas 9 javëve në ligë, duke qenë 4 pikë përpara Universitateas së Kluzhit.
Po dje, autor goli ishte edhe Ansi Agolli në Azerbajxhan, ndërsa skuadra e tij Karabak fitoi 3-1 ndaj Turanit. Këto janë lajme të mira për tifozët e përfaqësueses shqiptare dhe trajnerin Kuzhe, ndërsa afrojnë ndeshjet ndaj Francës e Rumanisë në 7 e 11 tetor. Një sezon të shkëlqyer po kalon edhe Jahmir Hyka që realizon dhe shërben gola për Lucernën, një kryesuese tjetër bindëse, këtë herë në Zvicër.