Moto GP/ Dani Pedroza fiton garen

Kejzi Stoner doli I treti në Çmimin e Madh të Japonisë, pas Dani Pedrozës dhe Horge Lorencos, por mbetet favoriti kryesor për të fituar titullin në Moto GP.
Pedroza me Honda bëri një garë të shkëlqyer dhe fitoi me meritë, duke e mbajtur veten larg kaosit në pistën e Motegit. Shtatë herë kampioni I botës, Valentino Rosi, u rrëzua pas vetëm tri kthesash dhe për herë të parë nuk arriti të mbyllë një garë, që kur ka kaluar te Ducati.
Australiani Stoner, I cili u nis nga pole për herë të dhjetë, duke vënë rekordin e ri në Moto GP u shkëput në krye, por gaboi në xhiron e katërt kur tentoi të merrte një kthesë me 180 kilometra në orë. Gjithsesi, kampioni I botës në vitin 2007, e mbylli garën në podium dhe ka 40 pikë më shumë se Lorenco, kur mbeten edhe tri gara nga fundi.
Gara e radhës do të jetë në shtëpinë e Stonerit, në Filip Island më 16 tetor.
Nga ana tjetër, Pedroza ishte fitues I padoskutueshëm në Japoni me më shumë se shtatë sekona avantazh ndaj Lorencos së vendit të dytë. Suzuki, që nuk arrin një podium që nga viti 2008, ishte shumë pranë kësaj arritje, por Alvaro bautista u parakalua nga stoner dhe pastaj humbi kontrollit. Italianët Simonceli dhe Dovicizio u rendtën në vendet 3-4.
Gara Japonisë ishte progamuar të hapte botërorin më 11 mars, por u shty përshkak të tërmetit dhe tsunamit që goditën vendin aziatik.
Pista e Motegit është vetëm 150 km larg centralit te Fukushimës.