Salihi Bosnja jo e pakalueshme
Hamdi Salihi shfaqet optimist per sfiden e se premtes kunder Bosnje-Hercegovines. Sulmuesi shkodran i cili eshte shnderruar ne nje prej lojtareve kyc te perfaqesueses me trajnerin Josip Kuzhe nuk i sheh si te pathyeshem kundershtaret e ardhshem te Shqiperise ne kualifikueset e Euro 2012. Nga perfaqesuesja boshnjake mund te them se njoh me mire repartin sulmues sesa anen e tyre difensive. Gjithsesi nuk mendoj se jane nje ekip i pakalueshem dhe kjo eshte nje arsye perse besojme se mund te marrim rezultat pozitiv te premten deklaroi bomberi i Rapidit te Vjenes. Nese do te mendonim se jane te pathyeshem do te kenaqeshim me nje humbje minimale. Gjithsesi edhe pse e kemi te qarte se kundershtaret kane nje ekip te mire dhe me kualitete ne shpresojme te rezultati pozitiv. Per kete jemi shume te bindur. Shqiperia vjen ne kete sfide me nje ecuri pozitive prej shtate ndeshjesh gjate te cilave ka pesuar vetem nje gol. Salihi eshte perqendruar te kjo pjese duke theksuar se kuqezinjte do te kerkojne te ruajne vazhdimesine. Si ne jete ashtu edhe ne futboll pjesa me e veshtire eshte vazhdimesia. Une personalisht por edhe ekipi do te mundohemi qe ta ruajme dhe ta shtrime me tej vazhdimesine e rezultateve pozitive edhe ne keto dy ndeshje. Goli Normalisht opinioni dhe tifozet presin qe golat ti shenojne sulmuesit por si e ka thene edhe Eri Bogdani me pare ne jemi nje ekip kompakt mbrojme dhe sulmojme te gjithe. Rendesi ka rezultati pak rendesi ka kush e shenon golin. Bast per fitore Nuk ve baste per asnje ndeshje tjeter e mbi te gjitha jo per nje sfide shume te veshtire si kjo me Bosnjen perfundoi Salihi.