E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romet fataliteti i te qenit ndryshe

Sot ne nje salle te Keshillit te Europes ne Strasburg nje grup akademikesh keshilltaresh qeveritare dhe perfaqesuesish te komunitetit rom do te behen bashke per te diskutuar hapat e ardhshem ne kuadrin e projektit paneuropian te titulluar Dhjetevjecari i integrimit te romeve 2005-2015. Ideja e nje dhjetevjecari sipas autoreve te programit eshte permiresimi i statusit ekonomiko-social te romeve ne Europe. Faza e ardhshme do ti shohe romet te perfshire edhe ne muze dhe projekte kulturore ne vendet kryesore te Bashkimit Europian dhe mbi te gjitha do tu krijoje atyre mundesi qe te shpalosin dhe te flasin per kulturen dhe zakonet e tyre. Ne fakt behet fjale per nje nisme te profilit te ulet me financime te pakta por qe tashme ne kuadrin e asaj qe po ndodh ne France ka marre rendesi dhe vemendje te vecante. Pikerisht fale politikes se Sarkozise per ti shperngulur romet nga Franca ceshtja e tyre ndodhet ne qender te debatit europian. Po si ka ndodhur nje gje e tille

Romet kane qene ne periferi te ceshtjeve europiane qe kur arriten ne kete kontinent nga India rreth nje mijevjecari me pare. Ata nuk kane pasur kurre pretendime territoriale dhe nuk kane nisur kurre luftera dhe kane prodhuar shume pak figura te denja per te zene nje vend ne librat e historise. Ne te shkuaren ata kryesisht kane jetuar duke levizur shpesh nga nje vend ne tjetrin dhe duke e fituar buken e gojes permes tregtise hedhjes se fallit tregtise se kuajve dhe asaj te metaleve per skrap. Ata shpesh dhe jo gjithmone me te drejte mund te jene paragjykuar si njerez me moral te dyshimte te afte per te bere lloj-lloj rrengjesh por ne fakt e verteta eshte se ata kane pasur dhe kane nje bote krejtesisht te tyren ashtu sikunder ne kemi tonen me te mirat dhe te keqijat qe bashkejetojne. Per hir te se vertetes krimet e tyre shkonin deri te vjedhjet e xhepave apo ndonje vjedhje tjeter jo e rende. Por befas Presidenti i Frances Sarkozi dhe Kryeministri i Italise Berluskoni duan qe te na bejne te besojme se komuniteti rom eshte nje grup njerezish qe perfaqeson rrezikshmeri te larte per sigurine e qytetareve te tjere dhe per kete arsye me mire te zhvendosen nga Europa Perendimore dhe te shkojne ne vendet e tyre te origjines. Kjo perpjekje e turpshme e Sarkozise te kujton ligjin kriminal te tribuve te miratuar nga britaniket ne Indi ne vitin 1871 sipas te cilit stigmatizoheshin 181 komunitete dhe fise indiane me etiketen kriminele te lindur. Nje studim i fundit ka dale ne perfundimin se ky ligj ishte rezultat i nje injorance dhe dashakeqesie te thelle ndaj kultures indiane. Sot ne shekullin e 21-te pyetja qe bejme eshte A jane duke bere te njejten gje sot edhe italianet dhe francezet Nese po cfare fshihet pas kesaj Ishte Presidenti Sarkozi ai qe solli ceshtjen rome ne qender te vemendjes me veprimet e tij por nderkohe ishte Italia qe me politiken e saj i trajtoi ciganet si te ishin te gjithe kriminele dhe kerkoi madje edhe shpernguljen e tyre. Dhe paradoksalisht per here te pare kjo gje u kerkua nga nje politikan i rendesishem i se majtes nje ish-komunist. Ciganet kane emigruar ne Itali nga Ballkani qe nga shekulli i 15. Sot popullata rome e Italise mendohet te kape shifren 180 mije persona. Si edhe ne vende te tjera edhe ne Itali kjo popullsi ka qene e vecuar nga shumica tjeter e popullsise per shkak te zakoneve gjuhes dhe kultures se ndryshme. Ajo qe ka ndryshuar 20 vitet e fundit eshte arritja ne mase ne Perendim e nje numri te madh emigrantesh nga Europa Lindore dhe Qendrore pra edhe nga Rumania. Por nderkohe momenti me delikat ishte ai i hyrjes se Rumanise ne BE ne vitin 2007 cka u dha mundesi qytetareve rome te ketij vendi qe te zhvendoseshin ne Perendim. Ata erdhen sidomos ne Itali dhe u vendosen ne kete vend. Nderkohe kjo beri qe vendi ne njefare menyre te shkonte ne nje situate krize. Nderkohe Italia i mbajti te kufizuar dhe te paintegruar romet. Krahasuar me Jugosllavine e Titos ku romet u perfshine ne jeten e vendit kjo sjellje e Italise mund te konsiderohet shume primitive dhe aspak produktive. Dhe mbi te gjitha ne Perendim romet u perballen me ringjallje te paragjykimeve ndaj tyre. Italianet nuk kane informacion per sa i takon kesaj popullate kultures prejardhjes dhe vlerave te saj. Mungesa e informacionit eshte nje nga shkaqet e paragjykimit. Italianet menduan se te qenit nomade eshte karakteristike e kesaj popullate pra ata u nuk u perfshine ne programe integruese si refugjatet e tjere dhe u lane qe te grupoheshin ne kampe me cadra dhe tenda. Si rezultat u krijuan ngujime te tipit te getove. Nderkohe ceshtja e romeve dhe e emigranteve eshte kthyer ne nje ceshtje te mirefillte votash ne Itali dhe ne France ne nje tentative te Sarkozise gjithashtu per te fituar votat e ekstremit te djathte. Por nderkohe dhe fatkeqesisht ata qe po e pesojne jane njerezit e pafajshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›