E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armiku i gripit shume shpejt edhe ne Shqiperi

Vaksina e sivjetshme e gripit permban edhe shtamin e virusit te AH1N1

Ndryshe nga pervojat e kaluara sivjet pritet te dale ne treg nje vaksine e re e cila do te luftoje gripin sezonal konkretisht ate te dimrit. Vaksina e re sipas OBSH-se do te jete gati pas disa javesh keshtu qe per pak kohe do te mberrije edhe ne vendin tone. Ajo qe vlen te theksohet eshte se Shqiperia i ka marre te gjitha masat e nevojshme per te marre kontingjentin e mjaftueshem per te gjitha grupet e riskut ne popullate. Aktualisht sipas burimeve nga MSH-ja thuhet se kane dale specifikimet e vaksines se re edhe per popullaten shqiptare ne momentin qe do te prodhohet. Aktualisht vaksina eshte ende ne proces prodhimi. Ne Shqiperi akoma nuk kemi ne treg vaksinen. Besoj se ajo do te jete gati per pak jave. Kjo vaksine eshte e re pra do te prodhohet per here te pare por Organizata Boterore e Shendetit thote qe edhe vaksina e vjetshme do te kete nje efikasitet te caktuar gjate gripit qe pritet te qarkulloje gjate stines se dimrit.

Nje vit me pare vendi yne u perball me gripin pandemik apo i ashtuquajturi gripi i derrit. Ashtu si shume vende te tjera edhe Shqiperia arriti te siguronte nje kontingjent vaksinash qe vazhdojne te jene stok ne Institutin e Shendetit Publik. Sipas drejtorit te Shendetit Publik Alban Ylli kjo sasi vaksinash mund te perdoret nese nuk vjen ne kohe vaksina antigrip pasi shtamet e saj kane rezultuar te efektshme. Megjithate sipas Yllit edhe per zgjidhjen e kesaj ceshtje do te merret nje vendim i caktuar. Kjo do te thote qe ne rast se do te kete probleme me furnizimin me vaksinen e re te gripit mundet te merret ne konsiderate edhe perdorimi i vaksines se vjeter. Edhe pse vaksina nuk ka hyre ende ne tregun shqiptar Ministria e Shendetesise ka percaktuar tashme grupet e para qe do te vaksinohen. Ne kete kategori do te perfshihen femijet e vegjel grate shtatzena si edhe te semuret kronike.

Permbajtja

Vaksina e sivjetshme e gripit permban edhe shtamin e virusit te gripit AH1N1 virus ky qe shkaktoi pandemine e gripit ne vitin 2009. Tashme pandemia quhet e perfunduar dhe ky virus duket se do te qarkulloje se bashku me viruset e tjera te gripit sezonal. Sipas specialisteve te shendetit kjo eshte arsyeja qe ai eshte perfshire ne vaksinen e gripit sezonal e cila do te sherbeje si gjithnje si vaksina e gripit te zakonshem. Cdo vit ne Shqiperi ka pasur nje vaksine te re te gripit pasi ne ndryshim nga semundjet e tjera qe parandalohen nga vaksinat shtamet e virusit te gripit ndryshojne cdo vit dhe pesojne mutacione te vogla. Ne kete menyre sipas specialisteve vaksina e prodhuar me shtamet e nje viti me pare nuk te mbron. Prandaj cdo vit kemi vaksine te prodhuar nga shtamet e reja te virusit te gripit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›