E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Ndroqi jep doreheqjen nga Shkumbini

Vendimi

U largua i pari nga mbledhja e Komisionit te Disiplines ndersa ngjarjet ku ishte ne rolin e spektatorit e detyruan te merrte vendimin ekstrem. Ylli Ndroqi beri te ditur se nuk deshiron te jete me pjese e futbollit shqiptar qe nuk ka asnje standard dhe deklaroi doreheqjen nga drejtimi i Shkumbinit. Nuk mund te pranoj te vazhdoj te investoj ne nje futboll pa standarde. Zhvilluam nje mbledhje sot dje ku duhej te flisnim per permiresimin e gares por gjithcka u shnderrua ne debate per inate personale deklaroi ai. Deshiroj te falenderoj te gjithe qytetin e Peqinit per mbeshtetjen qe me ka dhene mua dhe skuadres gjate kesaj periudhe. Megjithate nuk mund te vazhdoj te punoj ne nje futboll ku luhet nen rrogoz. Gjate ketij sezoni ne fushen e Shkumbinit te gjitha skuadrat qe kane ardhur kane luajtur futboll megjithate konstatoj se ky sport ne Shqiperi po vazhdon pa standarde. Ndroqi mori drejtimin e Shkumbinit gjate veres kur bleu pjesen me te madhe te aksioneve te klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›