Salihi, gjahtari i përjetshëm i golave

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi e tregoi veten edhe një herë tjetër si pjesa më e çmuar e Rapidit të Vjenës, me shkodranin që shënoi dy gola në barazimin 3-3 ndaj Vaker Insbrukut, duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij të jetë në 11 ndeshje rresht e pamundur. Trajneri Peter Pakult i besoi sulmuesi të Kombëtares shqiptare nga minuta e parë, që ia shpërbleu me golin e tij të parë në minutën e 17-të, kur pas një harkimi perfekt të Kavlakut, Salihi goditi saktësisht me kokë. Pas dhjetë minutash, Burgic barazoi për Insbrukun i ndihmuar edhe nga era e fortë, kur shfrytëzoi në pasim të gjatë të Abrahamit. Kavak rezultoi sërish i vlefshëm për Rapidin, teksa pas pasimit të tij, Gartler i çoi shifrat në 2-1. Situata u përmbys me kalimin e minutave me Insbrukun që kaloi në avantazh 3-2 me golat e Burgicit dhe Shreterit me penallti. Pakulti futi në lojë si sulmues të tretë edhe kosovarin Atdhe Nuhiu. Golin e barazimit e shënoi sërish Hamdi Salihi (65’) nga një distancë e afërt, duke bërë atë që ai di të bëjë më mirë, golin. Për Hamdi Salihin këta ishin golat 8 dhe 9, duke qenë i shkëputur nga shënuesi i dytë në skuadër, Rene Gartler, autor të 4 golave.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 11 Dhjetor 2010