E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta fut në krizë Dinamon

(ALBANIA-SPORT) - Teuta regjistroi fitoren e parë në transfertë duke mundur 2-1 Dinamon në “Qemal Stafa”, me kampionen në fuqi që nuk arrin të fitojë prej pesë javësh, kur fitoi 2-1 me Kastriotin në Krujë.

Dy talentet e Edi Martinit, lushnjari Brunild Pepa (9’) dhe korçari Erlis Frashëri (27’) i siguruan avantazhin e dyfishtë durrsakëve, përpara se durrsaku i Dinamos, Emiljano Vila, të shkurtonte diferencën në minutën e 47-të pas një penalltie të fituar nga Elis Bakaj.

Dinamo pësoi humbjen e katërt sezonale në 14 javë të luajtura, dhe të dytën në shtëpi, pas dështimit me Flamurtarin në javën e parë.

18 herë kampionët ndodhen në një krizë të plotë rezultatesh, që shoqëron edhe krizën financiare të bluve, me lojtarët dhe stafin teknik që nuk paguhen prej disa muajsh.

Teuta, e vetmja skuadër që ka fituar me tre kryesuesit e renditjes – Flamurtarin (2-1), Skënderbeun (2-0) dhe Dinamon (2-1)- u ngjit në kuotën e 21 pikëve, një më pak se Tirana e vendit të pestë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 12 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›