E Shtunë, 31 Tetor 2026

Askush nuk guxon të ndëshkojë Lorik Canën

Autor i një ndeshje të shkëlqyer në barazimin kundër Portugalisë me Shqipërinë, Lorik Canës i është dashur kohë të rikthehej në Marsejë. Sipas faqes franceze foot01.com, kapiteni i Olimpikut të Marsejës mbërriti në kompleksin e klubit vetëm të premten në mëngjes.

Pas problemeve me avionin, atij iu desh të merrte një avion nga Frankfurti drejt Parisit të enjten, përpara se të mbërrinte në Marsejë. Sipas faqes zyrtare të klubit, Cana kishte kaluar mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e prindërve në kryeqytetin francez. Kjo nuk do ta penalizojë shumë në klub, pasi Cana është i pezulluar në ndeshjen kundër Vakenciennes.

“Ai është i rraskapitur. Për fat të mirë kjo vjen në një moment të mirë, parë të gjitha ndeshjet që ai (Cana) ka luajtur dhe mënyrën me të cilën ai i ka luajtur”, - pohoi trajneri Erik Gerets në faqen zyrtare të klubit të Marsejës. Për t’i dhënë edhe një tjetër përmasë figurës së Lorik Canës, në faqen hyrëse të interneti, om.net, ishte imazhi i kapitenit shqiptar.

Cana do të luajë të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër PSV Eindhoven, ndërkohë që më 26 tetor Marseja do të presë në “Velodrome”, ish-ekipin e Canës, Paris Sën Zhermenin.

E Premte, 17 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›