Salihi kërkon gol kundër Rapidit të Pakult

ASA (Albania Sport Agency) - Hamdi Salihi do të luajë nesër kundër skuadrës austriake, Rapid i Vienës (ora 15:30). Trajneri Pakulit e ndoqi dy herë në "Qemal Stafa" sulmuesin shqiptar përpara se shkodrani të nënshruante për rivalët e SV Ried. Sfida në kryeqytetin austriak është shumë e rëndësishme për Kupën UEFA. Ried renditet në vendin e tretë me 41 pikë në 30 ndeshje, ndërsa Rapidi në të katërtin me 40 pikë. Salihi ka shënuar 3 gola në Austri.
KAPLLANI: Të dielën (ora 14:00), Karlsruhe do të hedhë në "Wildparkstadion" ( i shitur plotësisht) hapin e fundit për në drejtimin e Bundesliga 1. Skuadra e shqiptarit Edmond Kapllani do të luajë kundër Unterhaching. "Blu-bardhët" e Karluhes rikthehen në shtëpi pas fitores madhëshore me Hansa Rostokun (2-1), ku golin e parë të takimit e shënoi durrsaku Kapllani (goli i 16 sezonal). Edi vuan nga një dëmtim muskular.
MEMELLI: Në kampionatin suedez, Gais i Migen Memellit do të përballet të hënën (ora 17:00) me Gelfen. Dy skuadrat kanë grumbulluar vetëm dy pikë në tri ndeshje dhe ndodhen në vendet e fundit. Korcari Memelli ka luajtur në tri ndeshjet e kampionatit, por ende nuk shënuar gol. Në ndeshjen e fundit, atë për Kupën e Seudisë, Gais humbi në transfertë me Skëdve 2-1, ndërsa sulmuesi shqiptari hyri si zëvendësues në minutën e 62.