E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i Apolonise, shaka ne Peqin

Apolonia u dha fund shpresave për një qendrim në Superligë kur humbi në shtëpi (1-2) me Kastriotin, një nga rivalët për mbijetësë. Plaku (35') shënoi për vendasit (goli i 13 i tij). Rrustami (44') dhe Kalari (55') vulosën fitoren e miqve.
Luftëtari fitoi 2-1 me Flamurarin në një ndeshje pa shikues, ndërsa gjyqtari Janku nuk nxorri asnjë karton. Novi (5') ekzekutoi mjeshtërisht një goditje të lirë. Muco (55') dyfishoi, ndërsa F.Xhafa (65') shënoi golin e nderit për vlonjatët.
Shkumbini-Elbasani prodhoi gjashtë gola (4-2) në një takim me shumë nota paqeje dhe me karakter argëtues për shikuesit e shumtë në Peqin. Dervishi (11m), Kuci, Rizvanolli e Bubeqi shënuan për skuadrën e Sejdinit. Merkoci e Stojku për elbasanasit e Files.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 29
TIRANA-DINAMO 2-1
Tri fazat: 2-1, 2-1, 2-1
VLLAZNIA-BESA 1-1
Tri fazat: 1-1, 1-0, 1-1
TEUTA-PARTIZANI 1-0
Tri fazat: 0-0, 0-2, 1-0
SHKUMBINI-ELBASANI 4-2
Tri fazat: 3-0, 0-2, 4-2
LUFTËTARI-FLAMURTARI 2-1
Tre fazat: 0-1, 0-0, 2-1
APOLONIA-KASTRIOTI 1-2
Tri fazat: 2-3, 1-1, 1-2

1 Tirana 63 19 6 4
2 Teuta 57 16 9 4
3 Vllaznia 56 16 8 5
4 Partizani 54 16 6 7
5 Besa 41 11 8 10
6 Elbasani 36 10 6 13
7 Dinamo 35 10 5 14
8 Kastrioti 32 8 8 13
9 Flamurtari 32 9 5 15
10Shkumbini 31 9 4 16
11Luftëtari 26 7 6 17
12Apolonia 22 6 3 19
Java 30: Besa-Tirana, Partizani-Vllaznia, Dinamo-Shkumbini, Elbasani-Luftëtari, Flamurtari-Kastrioti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›