Salihi ne Skuadren e ndrrave te Fazes I
Pas një gjysme të parë të sezonit të mirë te Rapidi i Vjenës, vijnë edhe çmimet simbolike për sulmuesin shqiptar, Hamdi Salihi. Ai është përzgjedhur në 11-shen e Skuadrës së Ëndrrave (“Dream Team”) për këtë fazë të parë të kampionatit austriak. Skuadrat e përfaqësuara nga me më shumë lojtarë në këtë Top-11 Sturmi (Christian Gratzei, Gordon Shildenfeld, Roman Kienast), dhe Rapidi (Hamdi Salihi, Tanju Kayhan, Markus Heikinen), secili me nga tre lojtarë dhe Austria e Vjenës me dy aktorë (Aleksandar Dragoviç, Zlatko Junuzovic). Për të fituar një vend në 11-shen e “Dream Team” Salihit i është dashur të konkurrojë me sulmuesit Deni Alar, Roman Kienas, Roman Valner, Patrik Byrger, Roland Linz. Salihi pozicionohet i treti në klasifikimin e golashënuesve të Bundesligës austriake me 10 gola, po aq sa edhe Deni Alar.