Salihi nuk ndalet, tre pikë të tjera kundër Riedit
Autori i Lajmit: Redaksia
Hamdi Salihi shënon përsëri gol në Bundesliga-n Austriake. Kësaj radhe sulmuesi shkodran ka shënuar një gol (ndaj ish-skuadrës së tij) me vlerën e tre pikëve. Hamdi Salihi ka prishur barazimin 1-1 të ndeshjes Rapid Vienna – Ried në minutën e 63-të, teksa ka sigluar rezultatin përfundimtar 2-1. Javët e fundit sulmuesi i Kombëtares sonë ka shënuar rregullisht për skuadrën e vet. Shkodrani është aktivizuar me kohë të plotë në skuadrën e vet, çka tregon se është vërtet shtylla e formacionit austriak. Zëvendësimi formal i Salihit, në minutën e 90-të, me Gartler, është bërë vetëm për të vonuar lojën e për ta mbyllur ndeshjen në fitore. Pas kësaj ndeshjeje, Hamdi Salihi ka regjistruar golin e 12 të tij personal, në 18 ndeshje të luajtura deri më tani me Rapidin e Vjenës, ndërkohë që ka dhënë edhe dy asiste, të kthyera në gol nga shokët e skuadrës. Pas 19 ndeshjesh ekipi i Rapidit është në vendin e parë në kuotën e 41 pikëve në Bundesligën Autriake. Ekipi i Salihit ka lënë 2 pikë prapa skuadrën e Salzburgut.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009