Curri shënon gol në fitoren e Vorskla-s
Autori i Lajmit: Redaksia
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, shënoi dje një gol shumë të rëndësishëm në fitoren e pastër që mori ekipi i tij (Vorskla) ndaj ekipit të Zakarpattia-s. Mbrotësi shqiptar zhbllokoi rezultatin që në minutën e katërt të pjesës së parë. Ndërsa golin e sigurisë për ekipin e Vorskla-s e shënoi Roman Bezus në minutën e 30-të. Në fillim të pjesës së dytë mbrojtësi shqiptrar ka marrë edhe një karton të verdhë për shkak të një ndërhyrjeje të parregullt ndaj sulmuesit të Zakarpattia-s. Pas 16 ndeshjesh, ekipi i Vorskla-s renditet në vendin e dhjetë të tabelës së klasifikimit në kuotën e 19 pikëve.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009