Bashkëpunimi i PBDNJ-së me PS-në përplas Kserën dhe Dulen
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia e minoritetit grek në vendin tonë vazhdon të vuajë nga problemet e saj të brendshme. Bashkëpunimi i Kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, me Partinë Socialiste vazhdon të kritikohet ashpër nga përfaqësuesit e tjerë të kësaj partie. Kjo është bërë shkak dhe për një debat të ashpër të zhvilluar dje mes Dules dhe ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Të ndodhur të dy në një ceremoni të zhvilluar në fshatin Aliko të Sarandës,
ata kanë shkëmbyer replika të forta mes tyre. Ceremonia e djeshme përkujtimore ishte në nderim të katër të vrarëve më 12 dhjetor të vitit 1990, në tentativë për të kapërcyer murin e diktaturës që mbante Shqipërinë të izoluar nga bota. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm veç Dules dhe Kserës dhe zëvendësdrejtori i hipotekave, Kosta Barka, nënprefekti i Sarandës, Gjergji Mano, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, kryetari i Bashkisë së Delvinës, Durim Alinani, kryetarët e disa komunave dhe kryetarja e degës së Partisë Socialiste të Sarandës, Rajmonda Gjoni. Në praninë e tyre, madje dhe të një deputeti të PASOK-ut dhe përfaqësuesve të konsullatës greke, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta i është drejtuar Dules me shprehjen “ju jeni në krah me ata që vranë katër martirët”. Dule i është përgjigjur me shprehjen “helenizmin duhet ta kesh në gjak dhe jo në buzë”. Por ministri Ksera ka ironizuar edhe mbi mospjesëmarrjen në ceremoni të kreut të OMONIA-s, Vasil Bollano.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009