Konflikti për borxhin Polici me katër shokë rrëmbejnë 41-vjeçarin
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kishte marrë një sasi të konsiderueshme parash borxh nga një polic, por nuk ka mundur tia kthejë në kohë. Pas disa tratativash për të rimarrë paratë e tij, punonjësi i Patrullave të Përgjithshme ka parë si rrugë të vetme për të rifituar paratë rrëmbimin e borxhliut. Dy ditë më parë, punonjësit i efektivave blu, së bashku me shokët e tij kanë rrëmbyer 41-vjeçarin. Mungesa e tij në shtëpi ka alarmuar familjarët, të cilët më pas kanë kryer edhe denoncimin. Policia nisi hetimet menjëherë pas kallëzimit dhe dje vuri në pranga autorët. Një punonjës policie dhe katër bashkëpunëtorë të tij kanë rrëmbyer dhe më pas torturuar një shtetas në një nga lokalet e kryeqytetit. Policia ka vënë në pranga dje pesë autorët e krimit, të cilët tashmë akuzohen për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë dhe torturës”. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “24 orë”, i realizuar nga specialistë të Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit.
Arrestimi
Në bazë të këtij operacioni u mundësua arrestimi në flagrancë i Aleksandër Jorgji Bulit, 24 vjeç, Ilir Preng Trinit, 35 vjeç, Andi Haxhi Bulkut, 25 vjeç, Drini Astrit Latos, 26 vjeç dhe Joan Jorgji Bulit, 26 vjeç, me detyrë punonjës i policisë së Patrullës së Përgjithshme. Sipas burimeve zyrtare nga policia mësohet se pesë të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjerin kanë rrëmbyer e më pas torturuar dy ditë më parë 41-vjeçarin E.E., për shkak të një borxhi të pashlyer që i dëmtuari i kishte njërit prej 5 të arrestuarve.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në ambientet e brendshme të lokalit “Poko Loko”, në pronësi të njërit prej të arrestuarve. E kanë rrëmbyer, torturuar dhe më pas i kanë prerë gishtat e dorës, e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, me motivacion për një borxh të pashlyer nga i dëmtuari. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë janë kapur falë informacioneve të poseduara për to dhe në sajë të realizimit të metodave speciale të hetimit.
Hetimet
Nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Kryeqytetit u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale në ngarkim të tyre, ndërsa në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një armë zjarri e shtetasit Joan Buli. Materialet e përpiluara në ngarkim të tyre do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Torturës”, të kryera në bashkëpunim të parashikuara në nga neni 110/2 e 87 të Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009