Salihi, prane rekordit te nje sezoni me pare
Hamdi Salihi eshte prane rekordit te dyte radhazi, ne kampionatin austriak. Nje vit me pare sulmuesi i kombetares sone shenoi 12 gola. Me golin e fundit, ne Austri ai eshte ngjitur ne kuoten e 9 golave. Salihi nje sezon me pare kishte shenuar me teper gola, ne nje kampionat te huaj. Edhe per momentin ai ka shenuar po aq gola, sa edhe Xhihani, qe aktivizohet ne Ukraine. Salihi eshte lojtari shqiptar qe e ka gjetur me shpesh rrugen e rrjetes. Edhe kete sezon bomberi shkodran po perserit historine, duke iu rikthyer ambicieve te tij. Hamdi Salihi shenoi golin e pare per Riedin, qe fitoi paster 3-0 ne fundjave, ndaj ekipit te Lask. Sulmuesi shqiptar po tregon nje forme te mire, ne Austri, duke u shnderruar ne nje lider te sulmit, te Riedit.