E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodranet, veniten edhe shpresat e titullit

Barazimi i fundit ne "Loro Borici", ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, me rivalen e ketij sezoni, Tiranen, eshte pasuar me nje rezultat tjeter, edhe me zhgenjyes per shkodranet. Kuqeblute jane mundur ne "Niko Dovana" nga Teuta, 1-0, duke mbetur nje pike pas Tiranes ne klasifikim. Vllaznia do te luaje 10 dite me vone, ne kryeqytet perballe Tiranes, ku i duhet te shmange humbjen, per te shpresuar nje vend ne finalen e Kupes se Shqiperise. Edhe ne javen e fundit te kampionatit, Vllaznise i duhet te fitoje me Tiranen ne kryeqytet, ne rast se diferenca do te mbetet deri diku si ne javet e fundit, per te fituar titullin kampion. Pas ndeshjes se djeshme kalendari i mbetur jep me pak shprese, madje nga deshira e madhe per t'i fituar te dy trofete, Vllaznia i ka me te teperta gjasat qe te mbetet pa gje fare. Trajneri Dervish Haxhiosmanovic dhe lojtaret jane pare te deshperuar pas ndeshjes se humbur ne Durres. Trajneri i Teutes, Starova orientoi serish nje ekip fitues ne fushe, duke iu dhene leksionin numer dy shkodraneve, si per t'u hakmarre ndaj tyre, pas eliminimit qe pesuan prej te njejtit kundershtar, ne Kupen e Shqiperise. Nje humbje deshperuese edhe per tifozerine shkodrane qe ishte e shumte ne numer. Vangjel Mile shenoi te vetmin gol te ndeshjes, ne pjesen e dyte. Teuta zhvilloi nje futboll racional dhe luajti si te ishte nje finale e madhe. Vllaznia eshte mundur edhe ne fazen e dyte nga Teuta dhe me dy humbje perballe te njejtit ekip, rrezikon objektivin paresor per kete sezon, titullin kampion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›