Milan Junior, aktiviteti i dyte ne Tirane
Per te dytin vit radhazi, Milani do te organizoje aktivitetin e te rinjve, ne kryeqytetin tone. Drejtues te Milanit do te mbajne nje konference per shtyp ne Tirane, per te hapur edicionin e dyte te "Milan Junior Camp". Konferenca do te mbahet me 22 prill ne Hotel "Sheraton", ku do te diskutojne ish-futbollisti i shquar milanist, Daniel Masaro, i cili aktualisht eshte menaxher i marredhenieve me publikun. Gjithashtu do te flasin edhe Franceska Pietra, menaxher Marketingu i Milanit. Ne kete takim do te diskutoje edhe Marko Shembri menaxher i Pergjithshem Nderkombetar, si dhe Rezart Taci, President i "Taci Oil". Mes pjesemarresve do te mbaje nje fjalim edhe Saba d'Elia, ambasadori Italian ne Shqiperi. Nje vit me pare mjaft te rinj jane perfshire ne nje turne te madh, i cili po kthehet ne nje tradite. Milani eshte mjaft popullor ne Shqiperi dhe nje nga me te miret ne bote.