E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana i merr nje pike te arte Partizanit

Aranit Muraci

Tirana i shpetoi per pak, humbjes ne ndeshjen derbi me Partizanin, por megjithate pika qe mori ndaj Partizanit ishte e arte, sepse rivali i saj per titull, Vllaznia humbi ne Durres. Trajneri Agustin Kola, i kishte bere llogarite per te fituar derbin, por iu gezua ne fund faktit se ekipi qe ai drejton, ndodhet ne krye te kampionatit, me synimin per t'u shpallur kampion vendi. Dinamo, mund te kishte perfituar nga gabimet e Tiranes dhe te Vllaznise, per t'u futur serish ne vallen e titullit, por barazimi 1-1ne Kavaje nuk ka mjaftuar, per ekipin e Muces. Humbja nje jave me pare me Teuten ne Durres dhe barazimi i fundit do te thote se kur mbeten edhe kater jave nga perfundimi te kampionatit, Dinamo perballe ekipeve me te forta, duhet te mbroje vendin e trete, per te prere nje bilete ne Kupen UEFA. Pas javes se 28-te, pozitat e kampioneve ne fuqi jane kercenuar edhe nga Shkumbini, qe ndodhet kater pike larg vendit te trete. Ne fokusin e ndeshjeve te javes se fundit bie ne sy nje tjeter rezultat pozitiv per te kuqte. Pas eliminimit te hidhur ne kupe, Shpetim Duro rikthehet me te njejtat ambicie, duke drejtuar me sukses ekipin e tij. Duro pas ndeshjes derbi pergezoi lojtaret e tij, per lojen dhe perpjekjet, deri ne fund, me deshire per te fituar ndeshjen, edhe pse gjendjet e skuadrave ndryshojne shume nga njera-tjetra. Bardheblute ndodhen nje pika para shkodraneve, kur mbeten edhe kater jave nga perfundimi i kampionatit. Shkeputja e Tiranes, nese para finales, pretendentet do t'i fitojne ndeshjet e tyre, do te thote se edhe barazimi do te jete ne favor te bardhebluve per te fituar titullin kampion. Gjithsesi, dje ne ndeshjen derbi, Tirana nuk tregoi superioritetin e nje ekip qe ben diferencen ne fushe. Perballe Partizanit, qe rrezikon renien, Tirana me veshtiresi arriti dhe e shmangu humbjen. Pjesa e pare e ndeshjes perfundoi ne barazim pa gola. Ne pjesen e dyte, Tirana shenoi e para me Daniel Xhafajn dhe barazimi i shpejte i te kuqve solli entuziazem ne formacionin e Duros. Partizani vazhdoi dominimin e ndeshjes, krijoi raste dhe shenoi golin e dyte me Babamusten. Tirana fale kualiteteve, ku Ansi Agolli tregoi se jo me kot eshte nje lojtar i ekipit kombetar, barazoi rezultatin me te njejtin lojtar qe shenoi golin e pare. Dritherima ne fund, para portes se Blendi Nallbanit dhe nga nje pike per secilen, qe i sherbeu me se mire, synimit te Tiranes dhe Partizanit. Te kuqte jane mjaftuar per t'iu larguar sa me shume ndjekesve, kurse Tirana u mjaftua me vendin e pare. Nje numer i konsiderueshem me tifoze, ku perkrahesit e Partizanit, qe shpalosen nje flamur gjigant, vertetoi se futbolli, nese do te kete cilesi, e ka te sigurt perkrahjen e tifozeve. Nje apel, qe duhet te merret parasysh vitin tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›