Salihi rikuperon: gati për Bosnjen
Hamdi Salihi ia ka hedhur paq dëmtimit në pulpë. Shkodrani do të jetë në formacionin titullar të Kuzhes, në sfidën kundër Bosnjes, dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë skuadrën përfaqësuese. Të njëjtën gjë thotë dhe Skela, që e shikon të domosdoshme prezencën e Salihit në fushën e lojës. “Në atë moment patëm të gjithë një shqetësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë janë të rëndësishëm, por ai është më i rëndësishmi. Dhe u shqetësuam shumë dhe ishin dy ditë në dilemë dhe në stërvitjen e sotme (dje) ishim shumë të angazhuar dhe Salihi ishte aty me ne në formë të mirë, ndaj do të jetë kundër Bosnjes”, deklaroi mesfushori.