Salihi shënon në shtesë, i jep fitoren ekipit të tij
KINE - Hamdi Salihi shënon sërish për ekipin e tij në Kinë, Jiangsu Sainty, kësaj here në sekondat shtesë të ndeshjes, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës për të cilën aktivizohet. Goli i shkodranit erdhi në minutën e 93-të të takimit, ku pas një krosimi në zonën e rreptësisë, sulmuesi godet me kokë dhe e çon topin në portën e kundërshtarit.
Salihi ngjitet kështu në kuotën e 6 golave në kampionatin kinez, pa përmendur ato që ka shënuar në kupë, superkupë dhe Championsin aziatik. Por skuadra e tij ende nuk po ngjitet në renditje, teksa ndodhet në mes të tabelës së klasifikimit.
Menjëherë pas këtij takimi, Salihi do të niset drejt Shqipërisë, për t’ju bashkuar ekipit tonë kombëtar në Durrës. Ishte pikërisht Salihi ai që i fitoren ekipit tonë kombëtar më 22 mars në Oslo, në atë fitore historike.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)