Salihi, shtatë minuta loje dhe gol
Rikthehet “Gerd Myleri i Shqipërisë”, Hamdi Salihi dhe SV Ried fitoi 3-1 me Austrinë e Vienës, teksa një javë më parë pa shkodranin SV Ried humbi 2-0 me Kapfenbergun. Ried kryesoi 3-0 deri në minutën e 84’, kur edhe shënoi sulmuesi shqiptar.
Salihi hyri si zëvendësues në minutën e 77-të. Në të 84’, Leksa dha një pas mbretëror për Salihin, shqiptari vrapoi dhe me një goditje “traumhaften” (ëndrrash) nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar. Për Salihin ky ishte goli i tij i pestë sezonal.
Austria e Vienës, - një ekip që e kishte kërkuar më parë Salihin përpara se ish-lojtari i Tiranës të transferohej te Ried – shkurtoi diferencën në minutën e 86-të.
LALA- Altin Lala në minutën e 90-të mund t’i kishte dhënë fitoren Hanoverit në barazimin 1-1 kundër Verder Bremenit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 78-të në vend të Raush, kur rezultati ishte i fiksuar 1-1.
KAPLLANI - Edmond Kapllani hyri si zëvendësues në minutën e 80-të, e në minutën e 90-të sulmuesi mund të merrte një penallti, kur një nga mbrojtësit e Borusias së Mënshengladbahut e rrëzuan në zonë, por gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës. Karlsuhe humbi 1-0.
CURRI - “Ketrat” (Veilchen) e Erzgebirges nuk i lënë asnjë shans Vaker Burgauzenit. Skuadra e Skerdilajd Currit fitoi thellësisht 4-0 në transfertë. Edhe pse sulmuesi kavajas nuk ishte autor i asnjë goli, Curri luajti 90 minuta të plota. Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë.
26 Tetor 2008