E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër vjen në Tiranë Ministri i Jashtëm italian, Fratini

Ministri i Jashtëm i Italise, Franko Fratini do të jetë i pranishëm në Konferencën e Ambasadorëve, që do të zhvillohet nga 27 deri me 31 tetor në Tiranë dhe në Shkodër. Fratini do të mbajë edhe një referat në këtë konferencë 

TIRANE-Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini pritet të mbërrijë gjatë të hënës për një vizitë në vendin tonë. Shefi i diplomacisë italiane, fillimisht do të ketë një takim me ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Gjatë vizitës, Fratini do të jetë i pranishëm edhe në Konferencën e Ambasadorëve, që do të zhvillohet nga 27 deri me 31 tetor në Tiranë dhe në Shkodër.
Fratini do të mbajë edhe një referat në këtë konferencë me temë “Italia dhe Evropa Juglindore: së bashku drejt integrimit në Bashkimin evropian”. Gjithashtu, Fratini do të zhvillojë një takim edhe me presidentin e Republikës Bamir Topi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›