E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria vret cdo dite familjen Madani nga Tropoja

Në shumë fshatra te Shqiperise është kthyer koha e Migjenit. Ne fshatin Vicidol te rrethit Tropoje, familja e Adem Madanit vuan cdo dite per te nxjerre buken e gojes. Shtepia e rrenuar, 1 dynym toke dhe nje lope jane pasuria e kesaj familjeje. 

TROPOJE-Varferia ne famijen e Adem Madanit eshte e paimagjinuar ne ditet e sotme. Kjo familje nga fshati Vicidol i rrethit te Tropojes perbehet nga 7 pjestare, dhe pasuria e vetme eshte nje dylym toke, nje lope dhe 2500 leke te reja ndihme sociale.
Kjo shtepi u demtua nga bombardimet serbe ne vitin 1999 pasi ndodhet afer kufirit me Kosoven, por kryfamiljari nuk ka marre asnje ndihme financiare apo monetare per ndertimin e saj.
Shtepia e shembur në muret mbajtese e rrethuese, me nje cati qe mbahet nga skela dhe tavani qe pritet te shembet nga casti ne cast eshte e vetmja mburoje e ngrysjeve te diteve. Muri rrethues i shtepise ne pjesen e stalles eshte shembur dhe lopa eshte bere “pjestarja” e tete e familjes. Me te ardhurat qe kane me zor sigurojne miellin. Edhe ne kohen e Migjenit nuk do te kete pas shembull me konkret se familja e Adem Madamit qe vuan per nje kokerr miser, ku varferia eshte ulur kembekryq.
(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›