Prezantohet Delneri: Sfida më e rëndësishme
Juventus
Dita e parë e Juventusit të ri, hera e parë e Andrea Anjelit si president, fillimi i aventurës së Luigi Delneri dhe Xhuzepe Marotën te bardhezinjtë. Kjo është aroma që vjen nga klubi i Zonjës së Vjetër. Të gjitha janë prezantuar dje. “Ky është fillimi i një sezoni të ri sportiv, u shpreh presidenti Anjeli, dhe shpresojmë rikthimin te Delneri. Trajneri i emocionuar thekson: “është një nga sfidat më e rëndësishme për mua si trajner. Nuk do të ketë revolucion në skuadër. Për sezonin e ardhshëm, objektivi ynë do të jetë vendi i katërt”.
#