UEFA hap hetim për Debreceni-Fiorentina
Champions
UEFA po heton mbi ndeshjen e Champions Debreceni-Fiorentina, të fituar 4-3 nga violët dhe e vlefshme për fazën në grupe të kompeticionit 2009/’10. Gjithçka, sipas të gazetës hungareze “Nemzeti Sport”, që citon burime anonime. Drejtuesit e klubit për momentin kanë konfirmuar vetëm, se funksionarë të UEFA-s kanë marrë në pyetje disa lojtarë të skuadrës së tyre, në lidhje me disa hetime për ndeshje të trukuara. Sipas televizionit gjerman “Ard”, lojtarët e ekipit hungarez, Debreceni janë marrë në pyetje në Budapest gjatë javës së kaluar, pikërisht më 15 maj 2010.
#