E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 4 ditesh, provimi i pare i lirimit

Nxenesit e klasave te nenta ne ankth, bejne kurse private
Sa me shume qe i afrohemi dates 7 qershor, kur do jete provimi i pare i lirimit, aq me shume shtohet ankthi i nxenesve te klasave te nenta. Te pamesuar me idene e provimeve me rregulla strikte dhe te nje niveli kombetar, nxenesit u jane futur mesimeve me themel. Por, ata nuk e kane lene gjithcka ne duar te aftesive te tyre. Nje pjese e konsiderueshme e tyre kane vendosur qe te marrin pjese ne ore kursesh private, pervec konsultimeve. Sidomos nxenesit e shkollave private, duken mjaft ne ankth, duke qene se testi do te hartohet pikerisht nga drejtorite arsimore rajonale. Nderkohe, specialistet vazhdojne me hartimin e testeve, ne menyre qe mengjesin e 7 qershorit, gjithcka te jete gati. Sipas burimeve nga MASH, teza e provimeve te lirimit do te jete unike per te gjithe nxenesit. Ky eshte propozimi qe eshte bere per provimet qe i lirojne nxenesit nga arsimi baze, i detyrueshem. Sikurse bejne te ditur burime zyrtare te Agjencise se Vleresimit te Arritjeve, AVA, per kete vit eshte menduar qe teza te jete unike per te gjithe republiken. Keshtu, testi do te pergatitet prej kesaj agjencie dhe do te shperndahet ne Drejtorite Arsimore Rajonale dhe neper zyrat e arsimit neper rrethe. Mesuesit qe do te angazhohen gjate diteve te zhvillimit te provimit, pra administratoret e provimit nuk do te jene nga shkolla ku do te behet provimi, por do te kembehen me njeri-tjetrin. Nga ana tjeter do te kete nje pergjegjes administrimi per cdo mjedis provimi, sikurse edhe ne Maturen Shteterore. "Punimet e nxenesve do te jene te sekretuara, me menyra me te thjeshta se ato te Matures Shteterore. Nuk do te kete barkode, por nje numer regjistrimi te mbyllur, i fshehur menjehere sapo shenohet ne test dhe ne fleten e regjistrimit, i cili do te dekonspirohet dhe do te hapet vetem kur mbaron korrigjimi, pra kur numrit ne fjale i akordohet sasia e pikeve qe ka marre realisht ne punimin e tij", shprehen burime nga AVA.

Hartimi
Mesohet se specialistet do te kene nje dhome te vecante, ku do te kryhet procesi, por nuk do te ngujohen. Testi sigurisht ka edhe skemen e tij te qortimit, shume te detajuar, sikunder edhe testet e Matures Shteterore. Cdo korrigjues do te filloje punen e tij, duke pasur perpara skemen e korrigjimit.

Konsultimet
Konsultimet per lendet e Provimeve te Lirimit zhvillohen ne baze klase. Grafiku i konsultimeve ka vlere deri ne perfundimin e shkolles; pastaj zevendesohet me grafikun e ri te konsultimeve te diteve perpara provimeve. Ne grafikun e pare, perpara perfundimit te shkolles, me secilen klase te zhvillohen dy ore konsultim ne jave, nje ne letersi dhe nje ne matematike. Ne grafikun e dyte, perpara diteve te provimit, me secilen klase te zhvillohen 5 ore konsultime per gjuhen dhe 8 ore konsultime per matematiken.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›