E Diel, 1 Nëntor 2026

Trapattoni, selektori më i vjetër i Evropianëve

Selektori i Republikës së Irlandës, Giovanni Trapattoni në ndeshjen kundër Kroacisë, të dielën, do të thyejë rekordin e Otto Baricit, nga viti 2004, duke u bërë trajneri më i vjetër i një Kampionati evropian.

Të dielën, në duelin mes Republikës së Irlandës dhe Kroacisë në kuadër të Grupit C, strategu italian do të bëhet trajneri më i vjetër në drejtim të një skuadre në histori të garës kontinentale.

Me 73 vjet dhe 85 ditë, Trapattoni do të thyejë rekordin e Otto Baricit, i cili në Euro 2004 (si 71 vjeç) kishte udhëhequr Kroacinë në ndeshjen kundër Anglisë (2-4).

Për Baricin, i cili drejtoi edhe Kombëtaren shqiptare, kjo ishte ndeshja e tij e fundit në drejtim të Kroacisë, kurse më pas u zëvendësua nga 47-vjeçari Zlatko Kranjcar.

Primatin e trajnerit më të ri në Evropian e mban Srecko Katanec, si selektor i Sllovenisë në Euro 2000, me 36 vjet e 333 ditë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›