Danimarka befason Holandën

Me një gol nga Krohn-Dehli në minutën e 24-të, Danimarka befasoi Holandën duke e mposhtur me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2012.
Edhe pse e favorizuar dhe me historinë në anën e saj, Holanda zhgënjeu duke humbur duelin e më të zbehu gjasat për kualifikim të mëtutjeshëm. Edhe pse Tulipanët mbanin kontrollin e lojës, epërsinë e morën danezën nëpërmjet Krohn-Dehlit në minutën e 24-të.
Holanda u vërsul më sulm në kërkim të rikthimit në lojë. Por, pavarësisht rasteve të shumta për shënim, ajo nuk e gjeti golin.
Përfundoi në zhgënjim. Danimarka u mbrojt me sukses dhe mblodhi tri pikë të rëndësishme duke siguruar fitoren e parë ndaj Holandës nga viti i largët 1967.