E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras: Dalja e Greqisë nga eurozona, dramatike për BE-në

Nuk kanë kaluar as dy ditë nga kërkesa që ka bërë shteti helen për t’i dhënë kohë deri në 2020-ën për fillimin e shlyerjes së detyrimeve që ka ndaj BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Dalja nga eurozona do të ishte tragjike për Greqinë dhe dramatike për Evropën”, deklaroi Samaras para mediave greke, ku bëri të ditur edhe axhendën e takimeve ndërkombëtare.

Samaras do të takohet nesër me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe të shtunën me presidentin francez, François Hollande për të zhvilluar bisedime me të gjitha detajet e nevojshme se Greqia mund t'ia dalë mbanë me sukses dhe se ajo po ndryshon, dhe për të kërkuar më shumë kohë për shlyerjen e detyrimeve financiare që ka ndaj Evropës./Start/

                                                                                             2012-08-23 17:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›