Samaras Zgjedhjet ne 6 maj
“Zgjedhjet do të bëhen më 6 maj, megjithëse disa nuk duan. Nëse nuk do të ketë maxhorancë qeveritare do të imponohet nga rrethanat përsëritja e zgjedhjeve, sepse vendi nuk mund të mbetet pa qeverisje. Ata që shprehin një sistem vicioz brenda dhe kashtë Greqisë nuk duan një qeveri të fortë, por unë dua t’i kem duart të zgjidhura që të mundem të marr vendimet e nevojshme”, theksoi ai.
Samaras përjashtoi edhe njëherë mundësinë e bashkëqeverisjes me PASOK-un, duke thënë se “nuk kam gjë me zotin Venizelos, por PASOK-ut nuk i besoj. Unë dua të ndryshoj Greqinë, nuk dua tolerancën e PASOK-ut, dua verdiktin e popullit grek”.
Samaras e bëri të qartë se në çdo rast, kryeministri i ardhshëm i vendit “do të jetë kryetari i partisë që do të dalë e para në zgjedhje”.
Ndërkohë parlamenti grek ka votuar amendamentin për financimin e partive. Me 155 vota pro (nga PASOK dhe Demokracia e Re) dhe 56 kundër e 3 abstenime, parlamenti votoi amendamentin për levrimin e këstit të fundit të 2011-s dhe dy kësteve të 2012-s, për financimin shtetëror të partive.
Gjatë votimit munguan 86 deputetë, disa prej të cilave figura të njohura të dy partive kryesore, ndërkohë që kryetarja e Aleancës Demokratike, Dora Bakojanis e cilësoi amendamentin si antikushtetues dhe paralajmëroi se do t’i drejtohet drejtësisë për shfuqizimin e tij.