E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA tre fitues te tjere te superllotarise

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shpallur edhe tre fitues të tjerë të super llotarisë amerikane, e cila ka kapur shifrën më të madhe në historinë e saj. Të tre fituesit punojnë në shkolla publike, dy janë mësuese dhe një është administrator shkolle.
Dy mësues të një shkolle publike dhe një administrator po në shkollë, do ndajnë shumën rekord të fituar në llotarinë amerikane. Në media ata kanë thënë se kanë planifikuar të udhëtojnë në Evropë por dhe të investojnë në edukimin e fëmijëve. Ata kanë zgjedhur që të mbesin anonimë, por gjithësesi gazetarët kanë arritur të mësojnë se të tre ata ishin të dy punësuar në mënyrë që të paguanin faturat e çdo muaji. Drejtor i kësaj lotarie Stefan Martino u shpreh se këta ishin pikërisht njerëzit që do të donte të shihte duke fituar. Shuma fituese e llotarisë prej 656 milionë dollarësh është më e madhja në historinë e kësaj llotarie. Fituesit e tjerë ishin në Kansas dhe Illinois, por ky i fundit ende nuk është paraqitur të tërheqë shumën. Fituesit janë dy gra dhe një burrë që punojnë në shkollë publike, ata kanë saktësuar se nuk punojnë në të njëjtën shkollë. Njëra nga fitueset është te të njëzetat, tjetra rreth 50 vjeç dhe fituesi i tretë është 40 vjeç. Dëshira e përbashkët e të tre fituesve është blerja e një shtëpie dhe investimi në pasuri të patundshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›