E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titanik 100 vjet nga fundosja perkujtohen viktimat

Pasardhësit e më shumë se 1500 pasagjerëve që u mbytën në fundosjen e Titanikut u mbl;odhën në portin e Sauthempton për të mbajtur një shërbesë përkujtimore, aty ku anija u nis 100 vjet më parë. 650 të afërmit u mblodhën në dokun ku anija u nis dhe mbajtën 1 minutë heshtje. Qyteti port anglez humbi 549 njerëz në katastrofën e vitit 1912 kur anija u përplas me një ajsberg dhe u fundos në Atlantik në 15 pril të vitit 1912 në udhëtimin e saj të parë drejt Nju Jorkut. Të afërmit e viktimave të pranishëm në shërbesë janë shprehur të prekur nga kjo ngjarje, ata kanë hedhur lule në ujë. Titaniku konsiderohej si një anije që nuk mund të fundosej, por gjithsesi ai u fundos në ujërat e acarta të Atlantikut. Rreth 700 persona arritën të shpëtonin, por nuk kishte mjaftueshëm barka shpëtimi dhe për të tjerët. Tragjedia më e madhe e të gjitha kohërave vazhdon të tërheqë kureshtjen e njerëzve dhe tani. Asnjeri nuk e ka shpjeguar dot se pse pasagjerë nga 28 vende të ndryshme të botës, ishin të gatshëm të paguanin rreth 9700 euro për atë udhëtim të organizuar nga kompania britanike e udhëtimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›