E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati republikan per president Rick Santorum i jep fund fushates presidenciale

Ish senatori i Pensilvanise Rick Santorum dje hoqi dore nga gara presidenciale duke i hapur rrugen ish-guvernatori te shtetit Masacusets Mitt Romney qe te marri emerimin e Partise Republikane per president. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Jim Malone njofton nga Uashingtoni.

I rrethuar nga anetaret e familjes Rick Santorum u tha gazetareve ne Getisburg te Pensilvanise se pas shume diskutimeve dhe reflektimit ne ditet e fundit ai ka vendosur ti jape fund perpjekjeve te tij per te marre emerimin e Partise Republikane per president.

Gjate fundjaves kemi vendosur se nderkohe qe kjo gare presidenciale per ne ka perfunduar dhe ne do te pezullojme fushaten tone duke filluar sot ne do te vazhdojme luften per vendin dhe platformen tone.

Pas ketij lajmi kryesuesi i gares se republikaneve Mitt Romney leshoi nje deklarate me shkrim duke e quajtur zotin Santorum nje konkurrent te afte dhe te denje dhe e pergezoi ate per fushaten qe ai ka zhvilluar.

Rick Santorum doli ne skenen kombetare ne fillim te janarit pasi fitores se zgjedhjeve paraprake te Partise Republikane ne Ajova. Ai fitoi edhe ne disa shtete tjera jugore por nuk arriti ta kaperceje avantazhin e madh te rivalit te tij zotit Mitt Romney per nga numri i delegateve te fituar mbledhjen e fondeve dhe organizimin e fushates.

Zoti Romney ka me shume se gjysmen e 1 mije e 144 delegateve te nevojshem per tu bere kandidat i Partise Republikane per president. Vendimi i zotit Santorum per ti dhene fund fushates se tij i hap rrugen zotit Romney qe zyrtarisht te behet kandidati i mundshem republikan qe do te marri emerimin ne konventen kombetare te Partise Republikane ne Tampa te Florida ne fund te gushtit.

Ish senatori i Pensilvanise Santorum fitoi mbeshtetjen e votuesve te krishtere gjate zgjedhjeve paraprake dhe ai e paraqiti veten si alternative konservatore ndaj zotit Romney.

Zoti Santorum nuk i dha mbeshtetjen zotit Romney por ai u zotua se do te punoje per te mos lejuar rizgjedhjen e Presidentit Obama per nje mandat te dyte.

Ne do te vazhdojme luften tone per te mposhtur presidentin Barack Obama per te fituar shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe ne Senat dhe ne do te luftojme per vlerat qe perkufizojne amerikanet qe na bejne vendin me te mire ne bote.

Ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich dhe kongresmeni nga Teksasi Ron Paul jane ende ne gare se bashku me zotin Romney. Por Ron Paul ka fituar nje numer te vogel delegatesh dhe zoti Gingrich pothuaj e pranoi ne nje interviste ne stacionin televiziv Fox News se Mitt Romney do te jete kandidati i partise.


Largimi zotit Santorum nga gara do ti mundesoj zotit Romney te perqendroje me shume vemendjen e tij ne fushaten e pergjithshme zgjedhore kunder Presidentit Obama. Anketat e fundit te opinionit publik sugjerojne se zoti Romney ka shume pune per te bere.

Anketa e fundit e opinionit publik e organizuar nga gazeta Washington Post dhe rrjeti televiziv ABC News tregon se presidenti Obama ka nje epersi te madhe ndaj zoti Romney 51 per qind e te anketuareve mbeshtesin presidentin Obama kundrejt 44 per qind te atyre qe mbeshtesin zotin Romney.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›