E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel vritet nje shqiptar pas nje aksidenti

Qeveria belge ka shtuar 400 oficerë policie ekstra për mbarëvajtjen e grevës së punonjësve të transportit publik që u mbajt në Bruksel, pasi një inspektor i transportit u rrah për vdekje. Vrasja të shtunën krijoi mbylljen e metrove në kryeqytet dhe rrjetin e autobusëve. Inspektori u rrah në skenën e një aksidenti ku ishte përfshirë një autobus dhe një makinë. Ai vdiq nga plagët e marra nga kokë. Agresori i dyshuar është arrestuar. Viktima quhet Iliaz Tahiraj, 56 vjeç, me origjinë nga Shqipëria që kishte 29 vite që punonte për rrjetin e transportit STIB. Ndërsa ai që dyshohet si autor i vrasjes është 28 vjeç dhe raportohet se ishte pasagjer i makinës së përfshirë në aksident. Ai e ka goditur 56-vjeçarin në fytyrë duke e rrëzuar në tokë. Më vonë Tahiraj vdiq në spital. Sipas dëshmitarëve dhe vetë të dyshuarit, ai e ka goditur shqiptarin vetëm një herë. Qindra kolegë të tij të STIB kanë marshuar në qendër të Brukselit për të dënuar mizorinë e vrasjes së Tahirajt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›