E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: S’ka pakt që kërcënon Kushtetutën

BEOGRAD - Shefi i ekipit negociator të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, deklaroi se “Serbia është e gatshme për kompromis, por nuk do të pranojë zgjidhjet e njëanshme në të cilat këmbëngul pala tjetër”.

"Asnjë nga marrëveshjet nuk do të jetë e mundur në qoftë se ato kërcënojnë Kushtetutën tonë, Rezolutën 1244. As nuk është e mundur që vija administrative të shpallet kufi shtetëror, e as që pikëkalimet të jenë pikëkalime kufitare”, - theksoi Stefanoviç për agjencinë e lajmeve Beta.

Kryenegociatori serb deklaroi se bisedimet për çeshtjen e pikëkalimeve kufitare dhe përfaqësimin rajonal të Prishtinës do të vazhdojnë pas shtatë ditësh në Bruksel.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›