E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puka 24 orë pa ujëdëmtohet saraçineskakryesore e ujësjellësit

PUKë- Qyteti i Pukës prej 24 orësh nuk furnizohet me ujë të pijshëm, duke krijuar kështu një situatë që nuk është përjetuar prej 20 vitesh. Shkak për mungesën e ujit të pijshëm sipas ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve është bërë dalja nga funksioni i saraçineskës kryesore në depon qendrore. Ngushtësi ku po punojnë prej 12 orësh hidraulikët, si dhe sigurimi i saracineskës tjetër, ka bërë që edhe sot qyteti i Pukës të mos ketë furnizim me ujë të pijshëm.

Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve parashikon që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet së shpejti, por gjithmonë kjo situatë do të jetë e varur nga vijueshmëria e aksionit për riparimin e dëmtimit serioz.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›