E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Brace: Qeveriaka kthyer shtetinnë monopol

TIRANë- Deputeti socialist Erjon Brace në një deklaratë për shtyp është shprehur se Shqipëria vuan sot nga monopolizimi që sjell pasoja për vendin. Duke e vënë theksin tek këto monopole që pasurojnë vetëm një grup të ngushtë njerëzish, Brace përmend “Prodhimi, transmetimi, shpërndarja e shitja e energjisë elektrike janë monopol ! KESH-monopol i Qeverisë, OST-monopol i Qeverisë, OSSH-monopol i Qeverisë dhe një privati të përzgjedhur prej saj!”

Gjatë fjalës së tij deputeti Brace theksoi se, qeveria iu jep kontrata qeveritare vetëm 4 ose 5 kompanive, prandaj sipas tij edhe ”çmimet i caktojnë këta, i rritin këta për të përfituar maksimalisht. Kjo është arsyeja që shqiptarët paguajnë shtrenjtë dhe do paguajnë edhe më shtrenjtë bukën, duhanin, çimenton, biletat e avionit, taksat e aeroportit, kolaudimin e automjeteve, biletat e taksat e porteve, ilaçet, makinat”, - tha Brace.

Deputeti Brace nënvizon se shqiptarët paguajnë për “gati 4 miliard euro që i xhirojnë e përfitojnë monopolet”, ndërsa shton se “Kjo është kapja e shtetit! Monopolet po zhvasin çdo shqiptar, po pasurojnë çdo qeveritar!”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›