E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sami Frasheri", maturantet ne rrezik

Luljeta Ndoka

Maturantet e gjimnazit "Sami Frasheri" jetojne cdo dite me friken se mbi kokat e tyre do te bjere ndonje suva, apo akoma me keq, i gjithe tavani i klases. Pas renies se ketij te fundit ne disa klasa para tre javesh, drejtoria e shkolles ka vendosur qe te gjithe nxenesit te kalojne ne shkollen "Partizani", me perjashtim te atyre qe jane ne vitin e katert. Por, kjo nuk do te thote se rreziku ka kaluar, perkundrazi. Edhe vete drejtuesit e shkolles e pranojne se nuk kane garanci per jeten e tyre. Mesohet se firma qe ka bere rikonstruksionin e shkolles dy vjet me pare ka arritur te "arnoje" vetem tavanet e katit te katert, ndersa ne katet e tjera jane vene shirita ku njoftohet ndalimi i kalimit te nxenesve ne korridore.

Rreziku

Tashme pasiguria dhe frika e maturanteve si dhe e personelit qe jep mesim eshte perqendruar ne katet e para te godines. Nderkaq, garanci nuk ka edhe per klasat e katit te katert te cilat aktualisht jane te gjitha funksionale, si pasoje e nderhyrjes se firmes qe kishte bere dhe rikonstruksionin, duke hequr suvane ne te gjitha klasat dhe duke e zevendesuar kete te fundit per kartonxhes. Pavaresisht zgjidhjes se nje pjese te ketij problemi per katet e katerta, mbetet ende shume pune per te rikthyer mesimin ne menyre normale ne gjimnazin "Sami Frasheri". Ne ambientet e kesaj shkolle, te vetmit nxenes qe po studiojne ne klasat e katit te katert, jane maturantet. "Duke pasur parasysh faktin se keta nxenes jane ne vitin e fundit dhe shpejt do te perballen dhe me provimet e matures, kemi zgjedhur qe ata te studiojne ne pjesen e shkolles qe eshte funksionale. Pjesa tjeter, rreth 24 klasa, jane zhvendosur ne shkollen 'Partizani'. Nje gje e tille eshte shume e mundimshme dhe per mesuesit, te cilet jane te detyruar te bejne ecejake sa tek njera shkolle te tjetra", - shprehen burime nga drejtoria e kesaj shkolle. Vendimi per te mos transferuar maturantet eshte marre me qellimin e vetem qe ata te mos shperqendrohen, duke qene se do te perballen me provimet e fundvitit qe "per hir te se vertetes jane goxha te veshtira", sic shprehen mesuesit.

Shiritat

Ne tre katet e para te shkolles jane vendosur thuajse kudo, vijezime qe tregojne ndalimin e kalimit per nxenesit e shkolles. Te tilla ka thuajse ne cdo hyrje te cdo kati, si dhe neper pjese tavanesh per te percaktuar dhe ecjen anash te nxenesve, sepse ajo pjese paraqet rrezikshmeri. Drejtuesit e kesaj shkolle tregojne se nuk mund te bejne me teper se kaq per nxenesit e tyre. Keta te fundit, pikerisht pjesa e maturanteve qe studion ne godinen e shkolles "Sami Frasheri", tregojne se ende ndihen te frikesuar dhe te pasigurt, edhe pse kjo pjese e godines tashme eshte rikonstruktuar. Ajo qe ende nuk dihet me saktesi, eshte se kur firma do te vijoje dhe me rikonstruktimin e pjeses tjeter te shkolles per te bere te mundur vijimin e rregullt te mesimit ne nje nga gjimnazet me te njohura te Tiranes. Nderkaq, drejtori i kesaj shkolle ka deklaruar se nxenesit e tij nuk do te rikthehen ne shkolle, deri ne momentin qe te gjitha tavanet e godines te shemben per te evituar pasigurine qe ato mbartin. Por, ai dhe stafi i tij e kane pare jo te arsyeshme qe t'i shperqendrojne akoma me teper maturantet duke i nderruar ambientet ku mesojne, apo edhe mesuesit qe e kane ndjekur ecurine e tyre gjate 4 viteve me radhe. Kesisoj, bashke me deshiren per te mos ulur rendimentet e maturanteve, bashkejeton edhe frika se mos tavani i gjimnazit do te shembet rishtazi.

Tre katet e para jashte funksionimit, vetem i katerti ne perdorim

Nje nga shkollat me me emer, kthehet ne nje kantier te pasigurt ndertimi

Shkolla "Sami Frasheri", nje nga me te mirat ne vend dhe prej nga kane dale emrat me te rendesishem te artit, politikes apo fushave te tjera ne vend, tashme eshte katandisur si mos me keq. Ne oborrin e saj ndodhen disa materiale ndertimi, ndersa neper kate jane vendosur shirita me vija te kuqe dhe te bardha qe vihen zakonisht per te rrethuar vendet ku behen rikonstruksione. Keto shirita ndalojne ne menyre kategorike kalimin e nxenesve per shkak te pasigurise. Dhe pse menjehere pas ngjarjes jane njoftuar nga ana e drejtorise se shkolles, si Ministria e Arsimit po ashtu dhe bashkia e Tiranes, e cila aktualisht administron shkollat, perseri ende nuk eshte gjendur nje zgjidhje perfundimtare. Firma ndertuese "ANK", e cila me vitin 2004 eshte marre gjithashtu dhe me rikonstruksioni e shkolles, ka punuar vetem per rregullimin dhe sistemimin e tavaneve te katit te katert. Pas 3 diteve punimeve, ajo eshte larguar pa lajmeruar askend duke lene materialet e ndertimit ne oborrin e shkolles, si dhe duke lene te pazgjidhur ende problemin e tre kateve te meposhtme, te cilat tashme sipas drejtorise se kesaj shkolle, krijojne dhe pasigurine me te madhe per nxenesit. Pak kohe me pare, drejtori i shkolles sugjeroi qe mesimi te zhvillohet pa tavane dhe shkolla t'i nenshtrohet rikonstruksionit gjate muajve te veres, kur nxenesit jane me pushime. Nderkohe qe, eshte ribere rikonstruksioni vetem ne klasa e katit te katert, ndersa 24 klasa te kesaj shkolle vazhdojne ende mesimin ne shkollen "Partizani", ne pritje per t'u rikthyer prane ambienteve te shkolles se tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›