Identifikohet viktima e ish-Bllokut
Tirane - Ështe identifikuar vajza qe vdiq dje, teksa u hodh nga kati i peste i nje pallati ne Tirane, ne zonen e ish-bllokut. Quhet Anila Xhepa, 27 vjec, banore ne lagjen Kombinat. Identifikimi i trupit te viktimes u be mbreme, nga te afermit e saj ne morgun e Spitalit Ushtarak. Ishte Policia e Tiranes, ajo qe kerkoi ndihme dy dite me pare per te identifikuar viktimen qe u hodh nga kati i peste i pallatit. Familja Xhepa kishte ardhur prej disa kohesh ne kryeqytet dhe jetonte me qira ne nje prej shtepive private ne lagjen numer 6, te Kombinatit. Sipas hetimet te policise qe kane zbardhur dhe te gjithe ngjarjen, familja ishte e varfer dhe jetonte ne veshtiresi te madhe.
Identifikimi
Pasi nuk ishte kthyer ne shtepi prej disa oresh, familjaret e Anila Xhepes, kane filluar te merakosen. Nderkohe qe dhe te dhenat e bera publike nga policia kane bere qe ata t'i drejtohen policise. Ata jane paraqitur ne Komisariatin numer 2 te kryeqytetit, qe kishte marre nen hetim kete ceshtje dhe kane kerkuar qe te informohen nga uniformat blu. Pasi kane marre pershkrimet ata jane nisur ne drejtim te Spitalit Ushtarak, ku ndodhej dhe trupi i 27-vjecares dhe e kane identifikuara. Nderkohe qe ata kane treguar dhe arsyet qe dyshohet se kane cuar te rene qe te veteflijohet. Sipas tyre, kishin qene kushte ekonomike dhe pamundesia per te gjetur nje pune qe mund te kene derguar ate, qe t'i jepte fund jetes.
Ngjarja
Vajza humbi jeten edhe pse u dergua me urgjence ne spitalin Ushtarak per shkak te demtime te shumta qe pesoi kur u hodh nga lartesia. Vajza ishte nga lagjja Kombinat dhe ishte ne kerkim te nje pune, pasi familja e saj ishte ne kushte te veshtira ekonomike.
Asaj iu gjet nje gazete njoftimesh punesimi me vete, cka tregonte se ka qene ne kerkim te nje pune. Ngjarja ndodhi dje rreth mesdites dhe shokoi kalimtaret dhe banoret e lagjes, kur pane te rene qe u hodh nga pallati.
Artan Cena
2 dite
Me pare ne kryeqytet, rreth ores 10:00 te paradites nje vajze e re, eshte vetehedhur nga kati i peste i nje pallati te ndodhur ne zonen e ish-Bllokut ne nje moment kur nuk e ka pare asnje njeri. Ajo ishte e paidentifikuar.