E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rrahë KEK-un edhe Policinë

Kishte shkuar për ta kryer punën e tij, mirëpo e pësoi keq. Një punëtor i KEK-ut është rrahur nga një qytetarë prishtinas, teksa kishte shkuar për ta kryer punën e tij si inkasant.

Puna nuk mbeti më kaq, qytetari rrahu edhe një polic të Kosovës, pasi gjatë intervenimit të njësiti policor më qellim për të vëne personin e dyshuar nen kontroll, ky i fundit kishte rezistuar duke mos ju bindur urdhrave te personit zyrtar.

Policia ka njoftuar se ka dërguar në tretman mjekësor policinë në fjalë, ndërsa sulmuesi më urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›