Samir Mane: Tirana nuk eshte ne planet e mia
Jeton Selimi
Nje dite pas doreheqjes se sekretarit te klubit bardheblu, Shkelqim Muca, kane bere te shperthejne thashetheme dhe hamendesime nga me te ndryshmet ne lidhje me arsyet e largimit te tij. E para, ashtu sikurse eshte deklaruar nga ish-shefi i bardhebluve, ka te beje me faktin se shikohet shtrember nga tre donatoret e tjere per shkak se eshte baxhanaku i Agron Papulit. Ndersa, burime te tjera nga vete Tirana nenvizojne se ish-shefi Muca kishte nisur t'u bente gropen donatoreve, ashtu sic ia beri ish-presidentit El Sajed per te sjelle pikerisht donatoret ne krye te kampioneve. Emri qe lakohet si "faraoni i ri" i Tiranes eshte ai i bosit te linjes se supermarketeve "Euromax", Samir Mane, por ky i fundit, ne deklaraten ekskluzive leshuar "KJ", e mohon kategorikisht nje fakt te tille.
Biznesmeni i mirenjohur Samir Mane, i kontaktuar nga "Koha Jone", ka komentuar deklarimet e hedhura rreth interesimit te tij per t'u bere pronar i kampioneve te Tiranes "Tirana", mbi nje sponsorizim te mundshem te klubit bardheblu. "Une nuk kam asnje plan dhe asnje deshire qe te blej aksione te ketij klubi dhe as te jem donator i ekipit "Tirana", ka konfirmuar Mane per gazeten "Koha Jone". Ne prononcimin e tij te shkurter, Samir Mane ka mohuar kategorikisht supozime te tilla sikur ai eshte i interesuar te hedhe 2.5 milione euro per kampionet, apo edhe t'u fuse berrylin donatoreve aktuale, duke qendruar i vetem.
Duket pra se problemet e Tiranes gjenerohen nga nje tjeter spekter konflikti. Nese Samir Mane nuk ka deshire per t'u bere pjese e Tiranes, nga se druhen donatoret? Largimi i Shkelqim Muces eshte nje veprim i cuditshem, i cili me shume ngjyroset ne te zeze, per shkak te marredhenieve te keqija midis hallkave ne klub, sesa nga fakti qe ai ka kerkuar te sjelle nje tjeter fryme ne klubin kampion. Te pakten kjo eshte ajo qe del ne skene pas konfirmimeve te fundit te bera nga bosi Mane.