Njohja e Kosoves merr nje hov te ri nderkombetar
Disa shtete te rendesishme u shprehen dje zyrtarisht se po njohin Republiken e Kosoves. Te tjera, konfirmuan se jane ne hapat e fundit te procedures rutinore te njohjes zyrtare. Keshtu Mbreteresha e Holandes, konfirmoi dje se njeh zyrtarisht pavaresine e Kosoves. Ministri i Puneve te Jashtme, Maksim Verhagen, komunikoi se "Holanda vlereson qe ligjet e miratuara pas shpalljes se pavaresise, u ofrojne garanci te mjaftueshme serbeve dhe minoriteteve te tjera si dhe trashegimise se tyre kulturore dhe fetare". Sakaq, shefja e Zyres holandeze ne Prishtine, Margriet Struif, i dorezoi zyrtarisht Presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu, letren zyrtare te njohjes.
Njekohesisht me Holanden edhe Suedia njohu dje shtetin me te ri. Por Kryeministri Fredrik Reinfeld tha se "pavaresia e Kosoves do te jete e monitoruar nderkombetarisht dhe me sovranitet te kufizuar". Kurse ministri i Jashtem, Karl Bild, pranoi se Suedia ka pritur me shume se dy jave per njohjen e Kosoves per te pare se cfare refleksione do te kete nje vendim i tille.
Nderkohe edhe Hungaria njoftoi dje se po pergatitet ta njohe pavaresine e Kosoves. Kryeministri Ferenc Gyurcsany nuk saktesoi daten, por tha se "Hungaria ka nisur rrugen e njohjes se Kosoves dhe do te arrije ne fundit e saj ne nje te ardhme te afert". Po ashtu, Finlanda, Norvegjia dhe Islanda po behen gati ta njohin shtetin e ri.