Si mund te largohet UNMIK-u
INTERVISTA/ Soren Jessen Petersen, ish-shefi i UNMIK-ut ne Kosove, vlereson se situata ne shtetin me te ri te botes duhet te menaxhohet me kujdes, per me teper qe misioni i Bashkimit Evropian ka mberritur atje
Ne Kosoven e pavarur, Bashkimi Evropian ka derguar misionin e vet dhe sipas planit "Ahtisari", UNMIK-u duhet te kishte filluar periudhen e tranzicionit. Kjo nuk ka ndodhur dhe pozicioni i UNMIK-ut eshte i njejte. Si e shihni kete situate nga pikepamja ligjore?
Do te kishte qene shume me e preferueshme, nese do kishim nje situate me te qarte, qe do te thote te kishim nje rezolute te Keshillit te Sigurimit. Tashme dihet se ky skenar nuk funksionoi, per shkak te kundershtimit rus dhe kercenimit me veto. Ajo ku gjendemi aktualisht, eshte nje situate kaotike, e cila duhet menaxhuar. Besoj se do te menaxhohet, per me teper qe misioni i Bashkimit Evropian eshte ne Kosove. Ketu dua te kujtoj faktin se Bashkimi Evropian ishte ne Kosove edhe me pare si pergjegjes per shtyllen ekonomike te UNMIK-ut. Tani BE-ja ka marre me shume pergjegjesi ne fushen e rendit dhe ligjit dhe ka nje perfaqesues ne terren. Aktualisht, po shohim ndryshimin e gjendjes dhe rrethanave. Me kohen, kjo do behet edhe me e qarte dhe eventualisht do shohim largimin e UNMIK-ut.
Por, sipas jush, cfare po e pengon kreun e Kombeve te Bashkuara ta marre vendimin rreth UNMIK-ut, kur situata ne terren ka ndryshuar. Sa kohe do t'i duhet Ban Ki Munit ta marre nje vendim te tille?
Kjo eshte nje situate ne zhvillim e siper. Ndryshimi i rrethanave u be i qarte me shpalljen e pavaresise nga Kosova, por njeheresh ne veprojme bazuar ne Rezoluten ekzistuese 1244, qe u miratua pas luftes. Sipas kesaj rezolute, pushteti i kishte kaluar ne baza te perkohshme Kombeve te Bashkuara, duke ia pezulluar Serbise autoritetin mbi Kosoven.
Ne driten e ndryshimit te rrethanave po behet gjithnje e me e qarte se Kombet e Bashkuara do zvogelohen ndjeshem. Ato mund ta ruajne nje prani ne Kosove, duke pasur dhe dike pergjegjes per Kosoven, i cili mund te jete ne Prishtine, apo edhe ne Nju-Jork. Me pak fjale, situata qe po ndryshon ne terren, do te krijoje edhe bazen per terheqjen e Kombeve te Bashkuara.
Nga pikepamja ligjore, si mund te largohet UNMIK-u nga Kosova?
UNMIK-u ndoshta nuk do te largohet nga Kosova, por do te kemi nje UNMIK shume, shume te vogel ne numer. Me ndryshimin e rrethanave do shohim gjithnje e me shume marrjen e pergjegjesive nga Bashkimi Evropian. Ne fund te fundit, edhe eshte nje pergjegjesi evropiane.
A mund te themi se per shkak te mungeses se rezolutes nga Keshilli i Sigurimit pas 6 apo 10 muajsh do kemi BE-ne, por dhe UNMIK-un ne Kosove, ndonese te reduktuar?
Mendoj se eshte i sakte ky formulim. Megjithate, besoj se zvogelimi i UNMIK-ut mund te jete edhe me i shpejte se 10 muaj. Kjo mund te ndodhe ne nje periudhe 4 deri ne 6 muaj. Ne do shohim zvogelim te ndjeshem te pranise se Kombeve te Bashkuara dhe rritje te shpejte te pranise evropiane. Do te jete kjo e fundit qe do marre drejtimin ne terren.
A ka Ban Ki Mun nje pozite te fuqishme brenda organizates qe drejton, qe te marre nje vendim per UNMIK-un?
Eshte e qarte qe pozita e Sekretarit te Pergjithshem nuk eshte e lehte, kur dihet ndarja qe ekziston ne mesin e pese vendeve anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit. Nga ana tjeter, sic e thashe dhe me siper, prania e Kombeve te Bashkuara ne Kosove per gati 10 vjet perfshinte ne vetvete nje prani te konsiderueshme te Bashkimit Evropian. Fakti qe BE-ja po merr pergjegjesi me te medha ne Kosove eshte ne realitet vazhdim i asaj qe ata kane bere deri tani. Ajo cfare eshte e re, eshte ndryshimi i rrethanave. Kosova eshte e pavarur dhe njihet cdo dite qe kalon nga me shume shtete. Ne tani kemi pune me institucione vendore pergjegjese.
Rusia gjate marsit ka kryesine e radhes se Keshillit te Sigurimit. A mund te marre Rusia ndonje hap shtese lidhur me Kosoven ne kete pozite dhe sa ndikon presidenca ruse ne vendimin per largimin e UNMIK-ut?
Nuk pres qe Rusia te jete ne gjendje te marre ndonje hap te rendesishem, pasi ceshtja tashme ka dale jashte Keshillit te Sigurimit. Ne momentin kur Treshja ndermjetesuese tha vjet se nuk mund te arrihej nje marreveshje mes Prishtines e Beogradit, atehere ceshtja doli jashte Keshillit te Sigurimit. Ky i fundit nuk ishte ne gjendje te gjente nje gjuhe te perbashket per Kosoven. Fatkeqesisht, situata eshte e njejte edhe sot, keshtu qe Rusia nuk mund te beje asgje edhe si kryesuese e radhes e Keshillit te Sigurimit.
Pavaresia e Kosoves tashme eshte njohur nga fuqite perendimore, por jo vetem. Nga pikepamja ligjore, sa e veshtireson poziten e Kosoves si shtet i ri ne planin nderkombetar fakti qe Rezoluta 1244 nuk eshte shfuqizuar?
Sic e thashe, nuk jemi ne situaten me te pelqyeshme. Skenari me i mire do kishte qene nje rezolute e Keshillit te Sigurimit. Megjithate Rezoluta 1244 nuk ka folur per statusin, por vetem per lehtesimin e procesit qe do conte ne percaktimin e statusit te Kosoves. Rezoluta 1244 nuk percakton as llojin e procesit qe duhet ndjekur, as perfundimin e tij. Ne kete menyre, vendimi i Kosoves per pavaresi dhe njohja qe e pasoi eshte bazuar ne Rezoluten 1244.
Kosova nuk mund te behet per momentin anetare e Kombeve te Bashkuara. A ka ndonje menyre per ta tejkaluar veton ruse dhe te mundesohet anetaresimi?
Eshte per te ardhur keq qe Kosova, vendi i cili ka qene per kaq vite nen administrimin e Kombeve te Bashkuara, te mos mund te anetaresohet ne organizaten boterore. Kjo eshte kunderthenese dhe per keqardhje. Rusia vazhdon ta bllokoje nje gje te tille. Ne te njejten kohe, ajo cfare eshte e rendesishme per Kosoven, eshte anetaresimi ne institucionet financiare nderkombetare si Banka Boterore. Sapo te kemi nje mase te konsiderueshme shtetesh qe e kane njohur Kosoven, Banka Boterore do te jete ne gjendje te veproje lidhur me anetaresimin e Prishtines. Kjo do ta ndihmonte Kosoven ne kohen e veshtiresive shume te medha ekonomike.
Cili eshte numri qe keni ne mend kur thoni te njihet nga nje numer i konsiderueshem shtetesh?
Nuk e di, pasi kjo duhet te vendoset nga Banka Boterore. Mendoj se jemi shume prane arritjes se pikes, kur Kosova eshte njohur nga nje numer i konsiderueshem shtetesh. Pas kesaj, Banka Boterore do jete ne gjendje te ndermarre veprime konkrete per te ecur perpara. Sa me shpejt te arrihet kjo, aq me mire eshte per te ardhmen ekonomike. Eshte per te ardhur keq qe Rusia do bllokoje anetaresimin ne Kombet e Bashkuara, por besoj se me kohen dhe kjo do te zgjidhet.