E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njohja, BE te bashkohet"

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt, i ka bere thirrje Evropes qe e bashkuar ta njohe pavaresine e Kosoves dhe njekohesisht Serbise t'i behet e qarte se vendin e ka ne Evrope, "nese sillet sic duhet". "Me te vertet mendoj se Evropa duhet te jete e bashkuar ne kete ceshtje. Ne kemi bere ne Ballkan gjitha ato gjera qe Evropa te mbetet e teresishme", ka thene Medlin Olbrajt dje, ne nje interviste per radion e Cekise.
Ajo ka vleresuar se ceshtja e Kosoves eshte zgjatur shume dhe per te jane provuar te gjitha zgjidhjet e mundshme. "Ne fakt ceshtjen e kane komplikuar ruset duke mbeshtetur serbet. Shpresoj se Evropa do te bashkohet rreth nje qendrimi. Gjithashtu eshte e rendesishme qe BE-ja t'ia beje te ditur Serbise se, nese sillet si duhet, do ta kete vendin ne Evrope", ka deklaruar Olbrajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›