E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samit i G8-s per krizen globale

G8 do te diskutoje per krizen ne nje samit te afert. Grupi i tete vendeve me te industrializuara ka rene dakord te zhvilloje nje samit me disa vende te tjera kyce. Ky samit pritet te zhvillohet ne nje te ardhme te afert per te diskutuar per ristrukturimin e sistemit financiar nderkombetar. Udheheqesit e G8-s thane gjithashtu se kishin arritur nje marreveshje per te rihapur negociatat per tregtine boterore qe deshtuan ne fillim te ketij viti. Nderkohe udheheqesit e Bashkimit Evropian, te mbledhur ne Bruksel, diskutuan per planin per t'iu ardhur ne ndihme bankave. Presidenti francez Sarkozi tha se plani ishte miratuar nga te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian. Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo, tha se Evropa eshte e bashkuar. Megjithate, kur eshte fjala per objektivat ambicioze te Bashkimit Evropian per te luftuar ndryshimet e klimes, brenda radheve te BE-se ka dallime te thella.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›