Rusia mbeshtet Maqedonine per emrin
Rusia edhe me tej do ta mbeshtese Maqedonine lidhur me njohjen e emrit te saj kushtetues dhe perdorimin e tij te perhershem. Keshtu deklaroi ministri maqedonas i Puneve te Jashtme, Antonio Milloshoski pas takimit te qe ka zhvilluar dje me shefin e diplomacise ruse, Sergei Lavrov, ne Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. "Kete politike presim dhe na eshte dhene bindje se do te vazhdoje te jete parim i Federates Ruse edhe ne periudhen e ardhshme", tha Milloshoski. Ai e ka informuar Lavrovin per njohjen e Kosoves nga ana e Maqedonise. "Sqarimi yne ishte qe ky eshte vendim qe do ta merrte cdo vend nese do te ishte ne pozicionin ne te cilin ndodhemi edhe ne, edhe etnikisht, edhe gjeografikisht, si dhe politikisht", theksoi Milloshoski Lavrov nderkaq, tha se njohja e Kosoves eshte vendim i nje shteti sovran dhe vleresimi i tij i pavarur, se si duhet te veproje ne raste te ketilla.