Samiti SEECP, Shqipëria bllokon deklaratën e përbashkët - shkak Kosova
Vendi ynë nuk u pajtua me Serbinë për mospërfshirjen dhe mospërfaqësimin e Kosovës në këtë grup rajonal, i formuar në vitin 1996, për ta promovuar integrimin e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian
Shqipëria ka bllokuar deklaratën e përbashkët në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore(SEECP), që u mbajt në Beograd. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i vendit tonë, Selim Belortaja, ka deklaruar se pasi që pjesëmarrësve u është ofruar deklarata e hartuar, pavarësisht vullnetit të mirë, sepse teksti nuk ka qenë konstruktiv. “Këtë deklaratë nuk mund ta pranojmë, sepse është e domosdoshme që në të të reflektohet përmendja e rëndësisë së marrëveshjeve të arritura (mes Beogradit e Prishtinës) dhe zbatimi i plotë i tyre”, ka thënë Belortaja. Ai gjatë fjalimit të tij ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t’i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, sikurse edhe në iniciativat tjera rajonale. Presidenti serb, Tomillav Nikoliç ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, meqë, sipas tij, deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë.
Kronika nga Samiti- Nikoliç: Nuk jam pengesë e bashkëpunimit rajonal/Presidenti i ri nacionalist i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, thotë se vendi i tij do të përpiqet t’i normalizoj lidhjet me Kosovën, por kurrë nuk do ta pranoj si shtet në rajon, i cili u nda nga Serbia në vitin 2008. Mëtutje, zoti Nikoliç, në fjalimin e tij, në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Beograd, tha se Serbia është e gatshme t’i vazhdoj negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e lidhjeve me Kosovën, që ishin lansuar nga paraardhësi i tij, Bortis Tadiç. Pasi gjatë disa ditëve të fundit e kishte shqetësuar Bosnjën dhe Kroacinë me komente lidhur me luftërat në Ballkan në vitet e 90-ta, sot Nikoliçi theksoi se ai nuk dëshiron të jetë pengesë e bashkëpunimit rajonal.
Tendencë-Kosova përfaqësohet me flamur, Serbia sërish shkel marrëveshjen/Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Kosova po përfaqësohet me të drejta të barabarta dhe me flamurin e shtetit në Konferencën Rajonale, të organizuar nga NALAS-i (Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore), që po mbahet në Tulcea të Rumanisë. Përmes një njoftimi për media, ky asociacion, bën me dije, se përfaqësuesit e Serbisë nuk janë duke marrë pjesë. Pjesëmarrja e Kosovës si shtet në takimet rajonale, me gjithë marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka hasur në kundërshtimin e Beogradit zyrtar. Një ditë më parë, ministri në largim i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiç ka thënë se “aty ku është Serbia, nuk mund të jetë Kosova”. Ndërsa, shefi negociator serb, Borko Stefanoviç, ka thënë se Serbia do të largohet nga çdo takim, po që se zyrtarët kosovarë, në tabelën përpara, nuk e kanë të shkruar të plotë fusnotën, që mundëson pjesëmarrjen në takimet rajonale.