E Diel, 1 Nëntor 2026

Zafir Ademi: Klientet tane, kete vit do kursejne 1 milione euro

Euromax eshte nje nga rrjetet me te medhenj te supermarketeve ne Shqiperi, me tendence perhere e me shume ne rritje. Motoja qe e udheheq klientin ne rrugetimin me Euromax, eshte "Cilesia me e mire, me cmimet me te uleta". Administratori i ketij rrjeti gjigant hipermarketesh, Zafir Ademi, thote se gjate vitit 2009, per shkak te uljeve te artikujve ne Euromax, klientet do te mund te perfitojne me te njejtin buxhet qe kane blere me pare, 1 milion euro produkte me shume. Ai qe mbetet me impresionues, eshte fakti se Euromax realizon 6 per qind te te gjitha blerjeve qe behen ne vendin tone, si ne tregun formal, ashtu edhe ne ate informal. Ndersa ne vitin qe lame pas, ne gjithe vendin jane hapur gjashte supermarkete te rinj, Ademi shpjegon se kete vit, priten te hapen disa pika te tjera, si ne Shijak, Lushnje, Shkoder, Tirane etj.

A mund te themi qe kane pesuar luhatje blerjet per shkak te krizes? Sipas jush, a jane ndikuar klientet shqiptare nga kriza e pergjithshme boterore?

Ne kemi pasur nje rritje prej 20 per qind ne raport me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ajo qe mund te them per krizen boterore ekonomike, eshte se tani konsumatoret jane me shume te vemendshem per cmimet. Mendoj se kriza mund te na kete prekur pak si vend, por kjo ne gjykojme nga nje analize paraprake, se mund te zgjase deri nga mesi i vitit 2010. Megjithate, ne qendrojme bindshem konkurrues ne treg permes cmimit dhe cilesise dhe punojme me seriozitet ne kete drejtim. Keshtu, produktet me ulje cmimi ose sic quhen ndryshe, me oferte, perbejne rreth 19 per qind te gjithe artikujve te Euromax. Kemi gjithashtu ofertat e fundjaves, dy here ne muaj. Dua te theksoj dicka: duke qene se ne ofrojme cmimet me te uleta ne treg, ne kemi perllogaritur se gjate vitit 2009, do u kthejme klienteve tane 1 milion euro kursime nepermjet uljes se cmimeve te produkteve ne oferte, qe do te thote se ata do te blejne me te njejtin buxhet qe kane blere me pare, 1 milion euro produkte me shume.

Sa shitje realizon rrjeti i hipermarketeve Euromax, ne raport me rrjetet e tjere te supermarketeve ne vend?

Une do ta shpjegoja keshtu: psh., ne 400 milione euro blerje ne Shqiperi, si ne tregun formal, ashtu edhe ate informal, Euromax realizon 6 per qind te kesaj shume. Por, ne qofte se marrim ne konsiderate vetem hipermarketet, marketet dhe dyqanet ushqimore ne lagje, kjo perqindje eshte sigurisht shume me e madhe.

Sa u perket statistikave tuaja te shitjeve, ato kane ardhur ne rritje nga viti ne vit?

Po te bejme nje krahasim te vitit 2008 me vitin 2007, shitjet tona jane dyfishuar. Kjo pasi jane hapur edhe 6 pika te tjera supermarketesh te tjera ne vend, si ne Durres, Elbasan, Fier, Vlore dhe Tirane. Ne gjithashtu po punojme qe kete vit te hapim disa pika te reja supermarketesh, si ne Shijak, Lushnje, Shkoder, Tirane etj.

Ju thate me lart se ne raport me vitin 2007, shitjet ne vitin 2008 jane dyfishuar. Sipas jush, cfare ka ndikuar ketu?

Sigurisht qe ka ndikuar shporta e mallrave, shtimi i numrit te klienteve, gjithashtu shtimi i supermarketeve, cilesia e larte, sherbimi i klientit etj.

Sa perqind te mallit ne total importoni ju dhe sa eshte afati i skadences se tyre ne momentin e blerjes?

Ne importojme aktualisht 25 per qind te produkteve ne total, ndersa pjesen tjeter, pra 75 per qind, e sigurojme permes distributoreve ne vend. Eshte interesante ajo qe pyetet ne lidhje me skadencen. E gjej me vend te theksoj se ne marrim mallra qe kane te pakten 70 per qind te kohezgjatjes se skadences ne vijim. Edhe ne magazinat tona nuk gjen mall qe ka skadencen deri ne 50 per qind te kohes para se ne ta blejme. Konsumatoret duhet te jene te ndergjegjshem se 1 muaj para skadences, ne heqim cdo produkt nga Euromax.

Na tregoni dicka per hapesirat tuaja magazinuese. Shohim qe jane me te vertete gjigante.

Eshte e vertete, ne kemi nje magazine gjigante me kapacitet magazinimi prej 14 mije metra katrore, 8 mije meter katrore per produkte joushqimore dhe ushqime te thata, si dhe 6 mije meter katrore hapesire magazinimi frigoriferik, ku ruhen ushqime deri ne -20 grade celsius. Kjo magazine ka hapesire per 23 mije paletash, ndersa softueri qe perdorim, eshte softueri me modern qe ekziston sot ne bote. Ne qendren ku ndodhemi aktualisht, Euromax Distributor Center, kemi kryer nje investim prej rreth 10 milione eurosh. Kemi filluar gjithashtu shperndarjen me roll-contenier, nje lloj karroce teper efikase. Ajo qe dua te theksoj eshte se nese nje produkt niset nga ketu ne -18 grade celsius drejt Euromax-it te Vlores, atje do te mberrije me te njejten temperature. Nje tjeter faktor i rendesishem, qe vlen per t'u permendur, eshte hapesira frigoriferike, per te cilen ne po punojme qe mishi dhe produkte te tjera te perpunohen ketu, ku ne kemi edhe specialistet e nje laboratori modern.

Cila eshte pika juaj me e forte, me te cilen terhiqni klientet?

Ashtu sikurse kemi edhe moton cilesia e larte me cmimet me te lira ne treg. Ne jemi ambicioze qe cdo klient shqiptar te mund te kete nje supermarket Euromax prane shtepise se tij. Pike e forte mbetet edhe sherbimi me klientin, te cilit ne i kushtojme shume vemendje.

Ju kryeni sondazhe dhe analizoni tregun. Klientet tuaj, a kane tendence qe te mbeten kliente te perhershem ose te pakten per nje kohe te gjate?

Eshte evidente qe ata kane tendence te behen kliente te perhershem. Gjykim ky i cili bazohet edhe ne te dhenat qe ne kemi mbledhur nga sistemi yne i besueshmerise se konsumatorit, nepermjet kartave te klientit. Per cdo departament e cdo artikull, ne mundohemi te jemi me te miret e me te liret ne treg. Sekreti eshte se duke qene se jemi rrjet i madh supermarketsh, ne mund te marrim produktin me cmim me te lire se te tjeret dhe kete gje e pasqyrojme drejtperdrejt te klientet. Domethene, ate zbritje qe perfitojme ne, e transferojme direkt te konsumatoret.

Sa peshe ka marketingu ne suksesin tuaj?

Duhet te them se gjate gjithe vitit ne kemi promocione, si dhe botojme cdo muaj kataloge e broshura te ndryshme. Sic e thashe me siper, ne mbeshtetje te strategjise tone per te pasur gjithmone cilesine me cmimet me te lira dhe duke u bazuar ne instrumentet tona te marketingut, ne do kthejme te konsumatoret 1 milion euro mall gjate ketij viti. Ne kete linje, ne te ardhmen do te realizojme forume, ku do te therriten edhe klientet, sepse ata jane personat qe e dine me mire se ku duhen kryer ndryshimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›